40 deputetë dhe 9 ministra nuk e kanë plotësuar formularin e “dekriminalizimit”
Pak ditë nga afati i fundit për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, rreth 40 deputetë dhe 9 Ministra nuk e kanë dorëzuar dokumentin që vërteton pastërtinë e figurës së tyre. Ndërkohë DAP ka shtuar sportelet për të lehtësuar proçesin e plotësimit të formularit dhe shton se kush nuk e dorëzon, largohet nga detyra.Në më pak se një javë para përfundimit të afatit zyrtar, vetëm 75% e zyrtarëve shtetëror kanë bërë bërë vetëdeklarimin nëse kanë apo jo të shkuar penale.KQZ deklaron se mes personave që nuk kanë dorëzuar dokumentin, janë edhe deputetë dhe Ministra.Drilona Hoxhaj: “Aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit,është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve qëende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin”.Ndërkohë Departamenti i Administratës Publike njofton shtimin e dy sporteleve të tjera për formularët e vetëdeklarimit dhe zgjatjen e orarit të punës, ndërsa u kujton zyrtarëve që në 4 maj mbyllet proçesi.Kush nuk dorëzon formularin largohet nga detyra përfundon njoftimi i DAP./Ora News/