Ahmetaj: Taksat mbeten të pandryshuara, do lehtësohen procedurat tatimore

Në mbledhjen e parë të Këshillit Tatimor që ka drejtuar si Ministër i Financave, Arben Ahmetaj ka ripërsëritur premtimin se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, por vetëm thjeshtim të proçedurave. Ahmetaj ftoi sipërmarjen që të bëjë sygjerime jo vetëm për proçedurat, por edhe per sistemin e Tatimeve, ku në bazë të analizës së riskut bëhen edhe kontrollet e biznesit.Arben Ahmetaj ka drejtuar mbledhjen e parë të Këshillit Tatimor që kur ka marrë postin e Ministrit të Financave, duke i premtuar biznesit lehtësi të proçedurave tatimore dhe doganore në paketën fiskale të vitit të ardhshëm dhe duke dhënë garancitë se nuk do të ketë ndryshime në taksa.Ahmetaj: Kryeministri dhe Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat dhe ti transmetoj sipërmarrjes një garanci që sistemi tatimor do të vijojë gjithmonë dhe duke u përmirësuar dhe proçedurat duke u thjeshtuar në favor të sipërmarrjes dhe përmirësimit të klimës së biznesit.Ahmetaj ka shpjeguar se që prej shtatorit 2015 kontrollet e biznesit po bëhen në bazë të analizës së riskut falë sistemit të instaluar në Tatime, duke ftuar sipërmarjen që të bëjë sygjerime për përmirësimin e këij proçesi.Ahmetaj: Sigurisht që çdo lloj platforme IT në fillesat e veta ka probleme qoftë teknike, qoftë njerëzore të kuptimit të saj apo të përdorimit të saj. Besoj që takimi i sotëm është një provë që ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar vërejtjet tuaja, opinionet tuaja dhe rrugët për ta rregulluar.Kreu i Financave ka bërë të ditur gjithashtu se pas tre javësh do t'iu mundësohet qytetarëve dhe biznesit një aplikacion në telefon që do të quhet “tatimpaguesi dixhital”, ku ata mund të kërkojnë informacion, të sygjerojnë dhe të denoncojnë për raste të abuzimit nga administrata fiskale.