Kukës, s'u dëmshpërblyen, banorët: Do bëjmë grevë urie
300 Familjet e fshatit Ramhas, të cilëve iu përmbytën pronat e tyre nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, kanë paralajmëruar grevë urie pasi ende nuk është marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tokave të humbura.Banorët thonë se premtimet gjatë fushatave elektorale nuk kanë munguar ndërsa çështja mbi 30 vjeçare ende nuk ka gjetur zgjidhje.Përfaqësues të fshatit Ramhas: Pas datës 10 maj, ne do të nisim protestat, grevë urie. -Hidrocentrali i Fierzës ëshë eficent, përveç nesh që jemi pronarë që nuk marrim asnjë cent.-Kërkojmë asgjë më tepër se aq sa na takon.Banorët thonë se situata ekonomike e familjeve që iu morën tokat nga shteti për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës është e vështirë.Për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në vendin tonë janë shpërngulur më shumë se 5 mijë familje, ndërsa liqeni përfshiu një sipërfaqe prej 1631 ha tokë bujqësore në Qarkun e Kukësit./Ora News/