Stadiumi me kullë, Rama u kthen përgjigje kritikëve: Po bëhet debati i pakuptimtë

Kryeministri Edi Rama mori përsipër t'ju përgjigjej vetë atyre që kundërshtojnë projektin për stadiumin të quajtur "Arena Kombëtare" duke ftuar kritikët që të shohin më parë projektin, pastaj të japin mendimet e tyre.Alternativa më e mirë për të sjellë zhvillim në vendin që sot duket si një Pazar oriental ishte partneriteti me privatin, u shpreh Rama gjatë mbledhjes së KKT ku pritet të jepet leja për ndërtimin e stadiumit.Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit për të prezantuar në mënyrë të detajuar projektin e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" por edhe për t'iu përgjigjur kritikave  për ekzistencën e kullës në projekt dhe zhdukjes së fasadës ekzistuese të stadiumit.Duke e etiketuar si turp, gërmadhë dhe pazar ordiner stadiumin aktual, Rama mbrojti projektin, i pëlqyer sipas tij edhe nga UEFA, dhe renditi këto arsye pse ishte pro kullës në stadium.Edi Rama: “Kulla në këtë rast nuk është absolutisht spekulim për të fituar metra katrorë. Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe nga studioja si element ikonik i projektit të stadiumit të ri. Ajo i jep stadiumit të ri një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të vetën”.Kryeministri garantoi se fasada e stadiumit do të ruhet, për të mbrojtur traditën.Edi Rama: “Gerado Bozio do të ruhet. Ajo pjesë e pazarit atje që është autentike do të ruhet”.Sipas Kryeministrit, projekti krijon edhe më shumë hapësirë publike për qytetarët.Edi Rama: “Stadiumi tërhiqet në të dy anët, në të dy këndet anësore dhe krijon dy hapësira për publikun”.Edhe Kreu i FSHF, Armand Duka doli në mbështejte të projektit.Armando Duka: “Është e pamundur që të kënaqi mendimet e të gjithëve, por askush nuk ka të drejtën t’i heqi të drejtën e mendimit gjithë kujt dhe të mundohemi maksimalisht të reflektojmë ato vërejtje që janë logjike”.Përfaqësuesi i studios arkitekturore ARKEA që ka projektuar stadiumin vlerësoi debatet që janë ngritur që nga paraqitja  e projektit“Jemi të kënaqur që ka debat. Ne jemi gati të kemi një bashkëbisedim konstruktiv me grupet që janë ngritur paksa kundër këtij projekti”.Vlera fillestare e projekti është parashikuar të jetë 50 milionë euro por Kryeministri paralajmëroi se ky buxhet ndoshta do të jetë i pamjaftueshëm çka e kthen në domosdoshmëri bashkëpunimin me privatin, pasi as qeveria dhe as FSHN nuk do t'ia dilte e vetme të ndërtonte një stadium të këtyre përmasave dhe kaq të kushtueshëm.