Tajvan, qindra vetë garojnë në rrugë ulur mbi karrige

Qindra vetë garuan  në qytetin jugor të Tainan, në Tajvan, ulur mbi karriget e zyrave.Ky event është organizuar për herë të parë në Japoni 7 vjet më parë. Pjesëmarrësit u ulën të gjithë në karriget e tyre të përditshme të punës dhe u munduan që të shtyjnë vehten deri në vijën e finishit dhe moti i nxehtë ja bëri edhe më të vështirë punën.Rrugët e Tainanit u mbushën me pjesëmarrësit ulur në karrige, që shtynin edhe njëri tjetrin ndërsa këmbët ndonjëherë i tradhëtonin.Pjesëmarrësja Lee Chia-Rong tha se gara ishte shumë më e vështirë nga sa kishte menduar."Mendoj se është shumë interesante por ishte shumë më e lodhshme nga sa e kisha imagjinuar"."Është vërtetë shumë e lodhshme. Të nevojitet pak muzikë për të nxehur vehten përpara garës" tha një tjetër konkurrent, Wu Bi-ba.Disa prej tyre ishin veshur edhe si personazhe të ndryshme, psh një ekip ishte veshur si personazhet e filmit komik për fëmijët, "Dragon Ball" mqs kjo lojë ka nisur si origjinë në Japoni."Sot i veshëm kostumet e Dragon Ball sepse e dinim se këtu do të vinin edhe japonezë. Sepse kjo traditë ka lindur në Japoni dhe e pashë si shkëmbim eksperience. Ne shpresojmë të përcjellim energji pozitive" tha ai.