KESH shpall tenderin, do të shesë 81 mijë MWh nga 1-10 maj

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të rinisë eksportin e energjisë. KESH ka shpallur tenderin për shitjen e 81 mijë megavat orë energji në datat 1 deri në 10 maj. Rreshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit, çka po mundëson jo vetëm furnizim të vendit me energji, por edhe mbulimin e humbjeve për ssistemin e shpërndarjes dhe eksportin.Sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin, duke i dhënë mundësi KESH-it që të nisë eksportin. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se ka hapur garën për shitjen e 81 mijë megavatorëve energji elektrike për datat 1-10 maj. Kriteri i kryesor i kualifikimit të fituesve është çmimi i lartë që do të ofrohet nga kompanitë për një MW/h. Ky është tenderi i nëntë që KESH zhvilloi gjatë këtij viti për shitjen e energjisë. Kompania pasi ka plotësuar nevojat e OSHEE, bazuar në parashikimet e motit organizon shitjen e tepricave të energjisë për periudha të shkurtra kohore.Sipas të dhënave nga KESH-i, prodhimi ditor i energjisë elektrike nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit aktualisht është rreth 11 mijë MWh, ndërsa rezerva energjitike e akumuluar është rreth 1.4 milionë MWh.Burime nga korporata shpjegojnë se për të mbajtur basenet në kuotat e parashikuara nga Rregullorja, duke filluar nga data 1 maj deri më datën 10 maj KESH parashikon rritjen e prodhimit ditor në rreth 20.000 MWH.Gjatë kësaj periudhe Korporata do të vazhdojë të mbulojë humbjet në rrjetin e shpërndarjes për OSHEE-në dhe do të nisë eksportin në bazë të kontratave që do të lidhen në tenderin e shpallur./Oranews.tv/