Berisha: Banda e Shullazit vrau Elidon Lafetën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh që i ka ardhur nga qytetarët në lidhje me Emiljano Shullazin. Sipas Berishës, i cili citon qytetarin, banda e Shullazit ka vrarë shtetasin Elidon Lafeta. Vrasja ka ndodhur më 23 tetor të vitit 2013.
Viktima ishte pronar i disa kazinove në Itali.
Statusi i Berishës Qytetari dixhital denoncon : Fshehjen nga çunat e krimit te vrasjes të Elidon Lafetës dhe marrjen forcërisht nga ana e tij te dy kateve shtesë të pallatit në zonën e Parkut dhe kërcënimin dhe gjobitjen nga Mili, vrasësi i partisë, të Fatbardh Plakut! Me poshtë keni të plotë mesazhin e tij. "Përshëndetje z Berisha kohët e fundit, të gjithë policët din jashtëzakonisht shumë për Shullazin por kurrkush s’guxon me fol, të gjithë e dinë që ai vrau Elidon Lafeten ose siç njihej ndryshe Elio Bendon dhe nga vrasja e tij mori forcërisht dy katet shtesë te pallatit në zonën e parkut, Shullazi kërcënoi dhe gjobiti edhe Bardh Plakun këtë me dy kushërinjtë e tij që banojnë në Farkë, zotëri ai nuk është thjesht një kriminel por ka një ushtri të vërtet, emrat e të cilëve unë për shkak tëe detyrës i disponoj dhe do t’i dërgoj në një listë shumë shpejt".