Sulme të reja vdekjeprurëse në Irak

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe jugore të Irakut.Bagdadi është goditur më keq nga sulmet. Të paktën pesë makina bombë kanë shpërthyer pranë stacioneve të autobusëve në lagjet e banuara me shumicë shiite.Dy bomba kanë shpërthyer edhe në qytetin Basra.Tensionet midis pakicës sunite dhe shumicës shiite duket të kenë arritur nivelin më të lartë që kur trupat e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga Iraku në dhjetor të vitit 2011.Sunitët kanë akuzuar qeverinë shiite se margjinalizon komunitetin e tyre dhe liderët e tyre politikë.Iraku ka parë kulmin e sulmeve javën e kaluar. Vetëm të premten, shpërthimet kanë lënë të paktën 75 persona të vrarë anembanë vendit.