Raporti: 50% e europianëve janë obezë

Europa po trashet gjithnjë e më shumë,  50% e europianëve janë obezë.  Ky është një problem i vështirë dhe i kushtueshëm që Komisoni Europian është duke luftuar.Prej disa dekadash problemi i obezitetit ka ardhur gjithnjë e në rritje në vendet e Bashkimit Europian. Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alarmin: obeziteti është kthyer në një epidemi.Hungaria është vendi i parë në Europë me numrin më të madh të obezëve dhe ndiqet nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Malta. Në këto vende pothuajse një në katër persona është mbipeshë. Për shoqërinë perëndimore problemi i obezitetit ka kushtuar edhe një kosto të lartë në shërbimin shëndetësor.Komisioni i BE-së ka vënë në dispozicion fonde për të mbështetur projekte që promovojnë ushqimin e shëndetshëm."Edukimi dhe informacioni nuk mjaftojnë, ndaj edhe shoqëria duhet të bëjë më shumë", thonë mjekët.Në një kohë kur është më e lehtë për të gjetur ushqime jo të shëndetëshme, sepse ato të shëndetshmet janë më të shtrenjta, atëherë patjetër që do të ketë probleme më shëndetin.