Humbjet e energjisë në rrjet bien me 7% për 2015, shpenzohet shumë për ngrohje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e Shpërndarjes gjatë 2015 kanë rënë me 7 %, duke arritur në 31.3 %, i cili konsiderohet niveli më ulët në 5 vitet e fundit.Të dhënat vinë nga Raporti i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2015. Mungesa e termoizolimit në banesa ka bërë që pjesa më e madhe e energjisë elektrike të përdoret për ngrohje gjatë dimrit.Humbja e energjisë elektrike në rrjetin e Shpërndarjes gjatë 2015 ka arritur në nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit.Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka publikuar raportin vjetor, ku konstatohet se gjatë viti që lamë pas humbjet janë ulur me 7%, duke arritur në 31.3% .Për vitin 2016, OSHEE parashikon të ulë humbjet deri në 27-28 %, por sipas ekspertëve ky nivel është më i vështirë për tu arritur pasi kërkohen më shumë investime në rrjet.Në raportin e ERE theksohet se ashtu sikurse në raportimet e viteve të mëparshme, edhe këtë vit vërehet i njëjti fenomen, ajo e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje.Çdo ndryshim i temperaturës së mjedisit reflektohet menjëherë në konsumin ditor të energjisë elektrike, pikërisht të efektit nga përdorimi ose mospërdorimi i ngrohjes elektrike në dimër apo i pajisjeve klimatizuese gjatë stinës së verës.Sipas ekspertëve, konsumi më i lartë i energjisë gjatë dimrit është e lidhur direkt me mënyrën e ndërtimit të banesave në Shqipëri, ku pothuajse mungon tërësisht termoizolimi.Nisur nga kjo, Ministria po përgatit një draft i cili do të detyrojë familjet të termoizolojnë banesat e tyre nëse do të realizojnë rikonstruksion deri në masën 25 %.