Publikohen datat a aplikimit për Formularin A1Z
Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat për plotësimin e formularit A1Z. Sipas Ministrisë, aplikimet do të bëhen në portalin Matura Shtetërore 2016, duke nisur nga datat 3 maj deri më 6 maj.“Të gjithë ata kandidatë, që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL publike apo private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z online”, sqaron Ministria.Qëllimi i këtij formulari është plotësimi i databazës së të dhënave të kandidatëve, që më pas do të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë (publike dhe private) për vitin akademik 2016-2017. Aplikimi i kandidatëve për programet përkatëse të studimit do të kryhet në një periudhë që do të përcaktohet në vijim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.Procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.Kujdes: Kandidatët të cilët aplikojnë për në IAL gjatë këtij viti akademik (2016-2017) nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë gjatë periudhës së aplikimit.Plotësimi on-line i formularit A1Z do të realizohet nëpër DAR/ZA sipas planit kalendar të mëposhtëm: