“Groposet” dosja e 21 Janarit, nuk pranohet rekursi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë  për dosjen e 21 janarit.Vendimi është marrë nga  kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj dhe anëtarë Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi,  të cilët  kanë rrëzuar prokurorinë, që kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon.Dosja u shqyrtua në Dhomë Këshillimi dhe këtë të hënë, Kolegji ka vendosur të rrezojë rekursin pa e kaluar në seancë gjyqësore.Në këtë mënyrë gjykata e lartë ka lënë në fuqi  vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë,  e cila dënoi  me një vit burg  ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe  3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo,  duke i konsideruar si fajtor për vrasjen nga pakujdesia.Vendimi i Apelit erdhi pas ankimit që prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Tiranës,  e cila i shpalli të pafajshme të dy të akuzuarit, duke urdhëruar edhe lirimin nga salla të të vetmit te pandehur të arrestuar Agim Llupo.Vendimi është marrë paraditen e së hënës, ndërkohë që rekursi ishte dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.Prokuroria ka këmbëngulur ne të gjitha shkallët e gjyqësorit se vrasja ishte kryer me dashje.Në protestën e opozitës më 21 janar 2011 humbën jetën 4 protestues dhe u plagosen dhjetëra të tjerë. Për këtë ngjarje prokuroria akuzoi ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe vartësin e tij Agim Llupo.Për rastin, reagoi edhe kryeministri Edi Rama./Ora News/