Tradhëtia zgjon "bishën" brenda kinezit, ja si e rreh gruan në mes të rrugës

Kur bëhet fjalë për tradhëtinë në çift duket se çdo mashkull e humb logjikën.Kjo video shokuese tregon sesi burri rreh barbarisht të shoqen në mes të rrugës dhe në sy të vajzës së tyre të mitur, me pretendimin dhe dyshimet se ajo e kishte tradhëtuar me një tjetër.Incidenti mësohet se ka ndodhur me 22 prill në Chengdu, në jug-perëndim të provincës Sichuan të Kinës.Videoja u shfaq fillimisht me 23 prill në rrjetet sociale kineze, për të bërë shumë shpejt xhiron e botës.Pamjet tregojnë vajzën e vogël të çiftit të tmerruar që ulëret, teksa shikon babain e saj të sulmojë si bishë të ëmën.Ndërkohë kalimtarë të rastit ndërhyjnë herë pas here për t’ia nxjerrë nga duart të shoqen, por që rezulton mision i vështirë.Sakaq përdorues të internetit të cilët e kanë parë videon janë ndarë në qëndrimet e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë."Si mund të rrahë ashtu bashkëshorten vetëm pse ka dyshime për tradhëti. Po nëse kjo rezulton një keqkuptim? Gruaja duhet të ndahet direkt nga ky person”.Ndërsa një tjetër ka shkruar: "Unë dua të përgëzoj ata kalimtarët që ndërhynë, veçanërisht zonjën e parë”.Por ka dhe nga ata që mendojnë se gruaja e ka merituar rrahjen, por nuk miratojnë faktin se kjo gjë ndodh pikërisht në sy të fëmijës së tyre.20 30 40