Akt-marrëveshja e re për debitorët e ujit, pagesa 2 mijë lekë plus faturës mujore

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, ka krijuar një marrëveshje të posaçme për të gjithë konsumatorët që janë debitorë ndaj kompanisë.Aktmarrëveshja e re sipas UKT-së, lehtëson abonentët, ndërsa parashikon shlyerjen pagesën prej vetëm 2 mijë lekësh plus faturën e muajit përkatës.Për të lidhur akt-marëveshjen e re, abonentët debitorë duhet të paraqiten pranë njësive të UKT-së, ku duhet të kenë me vete kontratën e furnizimit me ujë si dhe një mjet identifikimi.“Ditën e nënshkrimit të marrëveshjes abonenti debitor duhet të kryejë pagesën e parë, e cila është 2 mijë lekë plus faturën e muajit aktual”, njofton Ujësjellësi.Njësitë ku duhet të paraqiten banorët sipas zonave: Njësia Nr.1- Adresa: Rruga꞉ Riza Cerova, Pallati “Xhajs″, Tiranë. Njësia Nr.2- Adresa: Rr."Petro Nini Luarasi", tek Tregu Elektrik.. Njësia Nr.3 - Adresa: Blloku i banimit “Vasil Shanto”, Rr. Jusuf Vrioni Njësia Nr.4- Adresa: Rr."Artan Lenja", pranë Zjarrëfiksëve tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit Njësia Nr.5- Adresa: Ish-Kombinati Tekstil, kati i dytë në krah të njësisë administrative Nr.6. Njësia Nr.6- Adresa: Rruga hyrëse për në Vorë, pranë Xhamisë Vorë, tek pallatet Al-Konstruksion