Cilësia e drafteve të qeverisë, Angjeli: Jemi për të qeshur

Deputetët e maxhorancës kanë shprehur pakënaqësi për hartimin e projektiligjeve nga ministria e Financave.Gjatë diskutimit të ligjit i cili parashikon rregullim të profesionit të kontabilistëve deputeti socialist Anastas Angjeli u përfshi në diskutime të ashpra me zv.ministren e Financave mbi cilësinë e projektligjeve të propozuara nga qeveria.Anastas Angjeli: "Në qoftë se ti thua që ky është standart ndërkombëtar mos qesh. Nuk jemi për të qeshur sepse kemi bërë 4 javë debat për këto gjëra dhe mezi po arrijmë deri këtu sepse po e ndryshojmë 80% të ligjit këtu në sallë apo jo?"Ky diskutim ishte pasojë e debateve mbi ligjin e kontablistëve për të cilin Angjeli dhe Braçe dhanë këto vlerësime negative. Irena Beqiraj: "Në momëntin që futen në stazh ata të kenë të drejtën të japin prodhime profesionale nëse kanë kaluar bazën teorike."Anastas Angjeli: " Kujt standardi i referohesh të Bashkimit Europian. Ma jep me direktivë dhe me numër. Kur të zbardhim ligjin ma sill".Kryetari i komisionit Erjon Braçe e cilësoi një dite jo produktive për shkak të mungesës së opozitës.Erion Braçe: "Tani Anglinë mos e merrni më shembull se unë nuk e di se kur daton rasti i fundit i mashtrimit financiar në Britani.Keni një vend ku i gjithë ky profesion ka brenda tij informalitetin në radhë të parë dhe mashtrimin në radhë të dytë, por mashtrimin masiv"./Oranews.tv/