Në tokën e shqipeve në rrezik zhdukje shqiponjat!
Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë.Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.Vendimi ka hyrë në fuqi sot. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë.Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjymtisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake.
/Ora News/