Bunkart destinacion turistik
Të gjithë vizitorët e huaj që do të zgjedhin si destinacion turistik Tiranën do të kenë në paketat e tyre edhe një vizitë në shtëpinë bunker të diktatorit Enver Hoxha. Ky destinacion është bërë publik sot nga Kreu i Bashkisë Tiranë . Bashkë me bunkartin destinacione turistike do të bëhen edhe Kalaja e Tiranës dhe Muzeu i Kullës së Sahatit. Bunkart tashmë do jetë pjesë e paketës turistike për agjensitë turistike për turistët e huaj dhe ata vendas. Siç kishte pretmuar gjatë fushatës Kreu i Bashkisë Tiranë e shpalli Bunkartin si destinacion turistik në Tiranë duke i kushtuar kështu rëndësi turizmit të errët.Erion Veliaj: “Ky është një muze i Luftës së Ftohtë ashtu si në fakt edhe Tirana është një muze i Luftës së Ftohtë. Ky atraksion turistik i cili besoj që duhet vizituar dhe promovuar pas asnjë kompleks është një aset shumë i rëndësishëm për turizmin në Tiranë dhe sidomos për bashkinë e Tiranës.Bashkë me Ministrinë e Turizmit kemi pasuruar paketën turistike të Tiranës dhe nga një vend ku vihet vetëm për tranzitin, përpara se të shkosh në jug, unë besoj se kemi një interes të mirëfilltë të zgjasim kohëqëndrimin në Tiranë. Në qoftë se shikojmë strukturën e turistëve në Shqipëri, po shikojmë që gjithmonë e më shumë po rritet fasha e atyre që po vijnë nga vende t ëish traktatit të Varshavës”.Risi në paketën turistike të Tiranës, do jenë restaurimi i infrastrukturës rrugore drejt shpellës së Pëllumbasit, ndërsa synohet që pjesë e destinacionit të jenë edhe Kalaja e Tiranës dhe Muzeu i Kullës së Sahatit.Por në shpalljen e këtij destinacioni që synon të orientojë sa më shumë turistë ka dalë edhe një tjetrë problematike ajo e faktit se shumë prej agjencive turistike operojnë pa licensë . Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se tashmë fokusi do të jetë drejt formalizimit të tyre.Milva Ekonomi: “Ju shumë shpesh thoni që shërbimi turistik në Shqipëri ka informalitet, e kam dëgjuar nga takimet me ju, që ka informalitet të madh që nga guida e shërbimet e tjera që nuk janë të regjistruara. Edhe për ato që janë të operatorit dhe për ato që janë agjensi turistike të certifikohen, të regjistrohen e të fitojnë para në mënyrë të ndershme”.Bunkart tregon jetën nën bunker të diktatorit Enver Hoxha, apartamentin personal dhe 106 dhomat e tjera. Ai u hap për herë të parë në vitin 2014 dhe vetëm në tri ditët e para numëroi 3 mijë vizitorë./Oranews.tv/