Praktika në administratë, 2000 vende vakante për të rinjtë
Në administratën publike ka 2000 vende vakante për të rinjtë që duan të zhvillojnë praktikën mësimore. Për të qënë pjesë e këtij programi studentët duhet minimalisht të kenë përfunduar nivelin e parë të studimeve të larta: atë bachelor. Ky është viti i tretë i realizimit të programit të praktikës në administratë dhe për herë të parë përfshin dhe studentët nga diaspora.Kryeministri Rama tha se kjo praktikë dhe konkurset janë e vetmja mundësi punësimi në administratë. 2000 të rinj nga mosha 21-26 vjeç që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve të larta mund të aplikojnë në "websitet praktikë sociale" për të zhvilluar praktikën e tyre në administratë. Prioritet per punësim pas 3 muajve praktikë do të kënë të rinjtë ekselentë. Ky është viti i 3 që qeveria inkurajon studentët të praktikohen dhe të punësohen në administratë, dhe për herë të parë kanë të drejtë të përfshihen në këtë program edhe studentët nga diaspora.Blendi Klosi: “Të rinjtë shqiptarë kudo qofshin, të gjithë shqipfolësit mund të aplikojnë e të jenë pjesë e administratave tona”.Kryeministri Rama e kategorizon këtë praktikë si parakusht të hyrjes në administratë, ndërsa konkursi dhe fitimi i stautisit të nënpunësit civil si mundësi e vetme e mbrojtjes së të punësuarve me ligj.Edi Rama: “Në shërbimin civil shqiptar është e pamundur sot të hysh duke anashkaluar konkursin. Jo vetëm që duhet të ngrëmë një administratë të besueshme të standarteve europiane një orë e më parë por do ta ngrëmë duke pasur tensionin e vazhdueshëm që krijon në themele një traditë shumë e mbrapshtë që për vite të tëra e ktheu administratën në një mish për top".Vitin e kaluar nga 950 aplikues në këtë program, janë punësuar 200 persona./Oranews.tv/