Shitja e aeroportit të Rinasit, kinezët njoftojnë zyrtarizimin e marrëveshjes
Kompania kineze “China Everbright” njofton se ka përfunduar negociatat me Tirana Airport International dhe ka zyrtarizuar blerjen e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.Nëpërmjet një deklarate zyrtare, grupi kinez bën të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me TIA-n, që i jep asaj të drejtën e konçesionit të aeroportit deri në vitin 2027.Në deklaratë theksohet se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”, ndërsa nuk jepet shifra e blerjes.Por zyrtarizimi i marrëveshjes nuk konfirmohet nga Tirana Airport International. Drejtoresha e Komunikimit të TIA-s, Arlinda Çausholli thekson se nuk ka ende një njoftim zyrtar nga aksionerët për shitjen e aeroportit Nënë Tereza.
/Oranews.tv/