Ymeri e Selimi shpallen të pafajshëm për sulmin ndaj deputetit Haxhiu

Deputetët Rexhep Selimi e Visar Ymeri janë liruar nga aktakuza për rrahjen e deputetit te PDK-së, Bekim Haxhiu.Me gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Besart Bujupi. Vendimi është shpallur rreth orës 15:00 nga gjykatësi Vesel Ismajli.Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.Sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.Për ish-deputetin Florin Krasniqi procedura është veçuar pasi që gjendet jashtë shtetit.