Në 65-vjetorin e Forcave Ajrore, Kodheli nxjerr në ankand avionët e panevojshëm

Ministrja Kodheli mori pjesë në ceremoninë zyrtare të 65-vjetorit të krijimit të Forcave Ajrore mbajtur në bazën e Kuçovës, ndër më të mëdhatë në vend.  E pyetur për proçesin e ankandit që do të përfshijë avionët e trashëguar nga forcat ajrore, Kodheli shpjegoi se ankandet kanë vijuar prej vitit 2013 dhe synon shitjen e avionëve me krahë fiks mig. Pas proçesit të demilitarizimit të armëve e municioneve, Ministria e Mbrojtjes ka nisur proçesin e shitjes në ankand të hapur të avionëve të panevojshëm me krahë fiks mig.Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se kostoja e mirëmbajtjes së tyre është e lartë, ndërkohë që vlera u bie çdo ditë e më shumë.Kodheli: Pas strandarteve në NATO sot, ne disa muaj më parë përfunduam proçesin e demilitarizimit të armatimit dhe municionit të tepër jo standart NATO me mbi 100 mijë ton municione dhe armatime. E njëjta gjë duhet të ndodh edhe me atë tashmë pjesë të panevojshme që janë avionët me krahë fiks mig që ne trashëguam nga e kaluara si një iventar i konsiderueshëm. Janë më shumë se sa 100 e ca avionë që për ju bëhet prezent për herë të parë kjo gjë dhe krijohet ideja sikur proçesi i ankandi ka filluar me të qenurin tim ministër, në fakt jo që nga viti 2013 janë plotë 12 deri në 13 ankande dhe me ndryshimin e vetëm që ankandet, proçedurat kanë qënë jo publike dhe për pasojë ju nuk keni qënë në djeni të këtyre proçeseve, të cilat kanë dështuar si të tilla. Ne vendosëm që proçesin ta bëjmë transparent dhe të hapur, sigurisht që ajo është një vlerë që ne do të kishim dashur shumë që të përfitonim prej saj me qëllim që modernizimi i forcës ajrore dhe i forcave të armatosura të mund të vazhdojë edhe më tutje. Thjeshtë dhe vetëm do të ketë një proçedurë standarte, të fiksuar më parë dhe shpreojmë që do të bëjmë më të mirën. Mbajtja e tyre këtu thjeshtë dhe vetëm rrit në mënyrë të jashtëzakjonshme kostot, sepse ne duhet ti ruajmë në një kohë që bie vlera çdo ditë e tyre.Ministrja e Mbrojtjes ishte në Bazën Ajrore të Kuçovës në 65- vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Armatosura, ku theksoi se se ky përvjetor vjen pas humbjes së dy pilotëve të rinj.Kodheli: Forca Ajrore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sot është një forcë moderne, e paisur mirë, e trajnuar shumë mirë, e stërvitur shumë mirë, por një forcë që ka rezikshmërinë e saj. Për fat të keq ky 65 vjetor vjen pas humbjes së dy pilotëve të rinj, të cilët thjeshtë dhe vetëm do të jenë një shembull për të gjithë shokët dhe bashkpunëtorët e tyre.Në ceremoninë e 65-vjetorit të Krijimit të Forcave Ajrore të Armatosura, familjarëve të dy pilotëve Floriran Deliaj dhe Donald Hoxha iu dorëzua nga një maket në miniaturë i helikopterit në të cilin humbën jetën.