“Britania duhet të lobojë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE”

“Nuk do të binte qielli nëse do të votohej pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian”.Deklarata vjen nga një prej kandidatëve të mundshëm për postin e partisë së konservatorëve të drejtuar aktualisht nga David Cameron.Theresa May, megjithatë nuk është pro daljes së vendit të saj nga BE-ja, por thotë se Britania duhet të braktisë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një nga shtyllat kryesore të Unionit. Ajo thotë se anëtarësimi në BE e bën më të sigurt vendin nga krimi dhe terrorizmi.Aktualisht, kjo çështja është tema kryesore në shtetin ishullor, ndërsa edhe Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje britanikëve që të mos votonin pro daljes nga Bashkimi Evropiane.Kur vjen puna anëtarësimet e reja, kandidatja e mundshme për kreun e konservatorëve thotë se Britania duhet të lobojë kundër anëtarësimit të Shqipërisë, Turqisë dhe Serbisë në Bashkimin Evropian./Ora News/