VV me një deputet më pak, largohet Ilir Deda, do krijojë parti të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2016, 17:00
Lëvizja Vetëvendosje që nga sot do të ketë një deputet më pak. Deputeti Ilir Deda ka dhënë sot dorëheqje nga kjo parti.
Përmes një konference për media Deda tha se për shkak të dallimeve konceptuale janë duke i ndarë rrugët si miq me Vetëvendosjen. Ai tha se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen me këtë subjekt dhe ka vullnet për këtë.Deda tha se në këta nëntë muajt e fundit kanë funksionuar të ndarë dhe sot, sipas tij janë duke e zyrtarizuar këtë ndarje, sepse e vetmja mënyrë që munden me vazhduar në opozitarizëm për kundërshtim të një qeverie militante, është ndarja. Deda tha se do të angazhohet në muajt e ardhshëm për krijimin e një organizimi të ri politik.Largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Deda e ka bërë nga selia e VV-së, i shoqëruar nga sekretari i kësaj lëvizje,Dardan Molliqaj.Ndërkohë i pyetur nga mediat për mundësinë e largimit edhe të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Molliqaj tha se tha se nuk frikësohet që ik askush nga Vetëvendosja, por nëse pyetet se a dëshiron që dikush të shkojë prej Vetëvendosjes, tha se “ normal asnjë”.Sekretari i VV-së tha se Ilir Deda ka dhënë kontributin e vet, dhe do të lë zbrazëtirën e tij në Lëvizje. Molliqaj tha se ajo që i duhet vetëvendosjes është zgjerimi dhe ndërtimi i partnerëve edhe jashtë saj. Kjo sipas tij mund të ndodhë në të ardhmen edhe me Dedën .Molliqaj është i bindur që PDK nuk duhet të jetë në pushtet dhe duhet të clirohet shteti nga kjo kapje dhe nga ky krim.Deda nuk ka menduar ende se si do të veprojë si deputet në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/