Vetëm disa ditë konsensus për Drejtësinë, s'dakortësohen për institucionet e reja
Klima e tensionuar në Kuvend i është përcjellë edhe Komisionit të Reformës në Drejtësi, pasi konsensusi mes dy partive të mëdha nuk zgjati shumë. Edhe pse disa ditë më parë rinisja e dialogut politik shënoi një kompromis të rëndësishëm, pasi palët ranë dakord për disa çështje të rëndësishme si për funksionimin e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, reforma ka mbetur peng i mungesës së konsensusit politik.Eduard Halimi akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon të vërë drejtësinë nën kontroll përmes projektit të tij, për të mbrotjur bandat e krimit.Ekspertët amerikanë të OPDAT dhe ato europianë të EURALIUS, kanë marrë në dorë çështjet teknike të lëna nga politika për reformën në drejtësi, po pa mundur t’u japin zgjidhje.Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, palët politike u dakortësuan për çështjet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, ndonëse sërish dhe këtu ekspertët kanë akoma për të bërë, por ndahen në çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të reja.Të gjitha çështjeve teknike, nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës, deputeti Eduard Halimi, iu dha një ngjyrim poltik, duke e lidhur me vendimin e grupit parlamentar për të bojkotuar aktivitetin parlamentar.Mazhoranca e vijoi e vetme mbeldhjen e Komisionit për Reformën të thirrur pasditen e së hënës, ndërsa përfaqësuesit e opozitës shkuan tek Kryesia e Kuvendit vetëm për tu folur gazetarëve jashtë.Të premten e javës së kaluar, ekspertët politik bashkë me ato amerikanë dhe europianë u mblodhën për të diskutuar çështjet e mbartura, por nuk kanë arritur të zgjidhin asnjë prej tyre, çka ka sjellë stopimin e negociatave dhe të punës për reformën. Por Halimi thotë se përpjekja për zgjidhje, bashkë me ekspertët ndërkombëtarë do të vijojë.Burime pranë Partisë Demrokatike bëjnë me dije se ekspertët e majtë nuk pranojnë asnjë nga shqetësimet dhe propozimet e tyre që lidhen me ngritjen e institucioneve të reja, çka ka sjellë një ngërç të ri mes tyre.Në këto kushte demokratët kanë kërkuar që të lihen mënjanë institucionet e reja dhe të mbyllet kapitulli për luftën antikorrupsion, por sipas edhe kjo kërkesë ka gjetur kundërshtinë e mazhorancës, duke ndërprerë në këtë mënyrë çdo bashkëpunim për vijimin e punës për reformën në drejtësi.Por pse demokratët nuk janë dakort me institucionet e reja dhe pse kundërshtohet kjo arkitekturë për drejtësinë e ardhshme?Ata janë kundër arkitekturës aktuale të draftit për reformën në drejtësi me shumë institucione të reja, pasi në optikën e tyre çështjet komplikohen, duke bërë që organet kushtetuese që kontrollojnë njëri-tjetrin të sjellin pasoja të pasynuar.Sipas ekspertëve, institucionet aktuale krijojnë një atmosferë mosbesimi, nuk garantojnë pavarësinë dhe as balancën mes pushteteve, çka sipas tyre korporatizimi brenda sistemit të drejtësisë mbetet i pa luftuar.Ekspertët demokratë thonë se organet e reja kushtetuese janë të lidhura dhe kontrollojnë njëra-tjetrën brenda për brenda dhe kjo sipas tyre nuk garanton përgjegjshmërinë.Si shembull për të kuptur komplikimin institucional, demokratët japin këtë: Inspektorati i Lartë i Drejtësisë verifikon punën e gjyqtarëve që janë në përbërje të Tribunalit Disiplinor, ndërkohë Tribunali Displinor është organi që vendos për shkarkimin e Inspektorit të Insektoratit të Lartë të Drejtësisë.