Rihapet metroja e Brukselit një muaj pas sulmeve terroriste

Stacioni i metrosë së Maelbeek në Bruksel është rihapur një muaj pas sulmeve terroriste që u morën jetën 32 personave në total. Në këtë stacion në momentin kur fluksi i pasagjerëve ishte i lartë, një prej kamikazëve aktivizoi një bombë duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Rihapja e stacionit është bërë në masa mjaft të rrepta sigurie,  teksa për të ruajtur rendin janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.Më shumë se një muaj pas tragjedisë, qytetarët shprehen se janë ende të tronditur nga ajo që ndodhi. Ky 50-vjeçar i quajtur Dan shpjegon se e ka mjaft të vështirë të flasë për sulmet e datës 22-mars."Është shumë e çuditshme pasi dita e sulmeve ishte edhe dita e parë e pushimeve të mia. Unë isha nisur drejt aeroportit Zaventem, ndaj është disi e vështirë që të flas. Megjithatë, jeta vazhdon. Unë do të mundohem që të sillem normalisht edhe pas atij sulmi, pavarësisht se është dicka vërtet prekëse", janë fjalët e tij.Ndërkohë, inxhinjeri Roger Dumbruck thotë se ishte në stacionin e Maelbeek një orë përpara shpërthimit. Ai shton se viktimë e atij sulmi mund të kishte qënë kushdo.Në muret e stacionit janë vendosur gjithashtu vende të posacme ku qytetarët mund të shprehin solidaritetin e tyre përmes letrave dhe shënimeve të ndryshme. Autoritetet kanë komunikuar se masat e sigurisë do të jenë të pranishme deri sa situata t'i rikthehet normalitetit./Oranews.tv/