Obama: BE-ja një prej arritjeve më të mëdha të politikës moderne

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të mbetet i bashkuar dhe i fortë, teksa e ka cilësuar bllokun me 28 antarë si një prej arritjeve më të mëdha të politikës dhe ekonomisë moderne. Duke folur nga Hannoveri i Gjermanisë, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se BE-ja ishte ëndrra e shumë pak personave, e cila u kthye në shpresën e mijëra qytetarëve dhe në momentin që flasim, unioni sipas tij është një nevojë e të gjithëve."Më shumë se 500 milionë njerëz që flasin 24 gjuhë në 28 shtete të ndryshme, nga të cilat 19 përdorin të njëjtën monedhë në një Bashkim Europian. Kjo është një prej arritjeve më të mëdha politiko-ekonomike e kohërave moderne, "Bashkimi Europian ishte një ëndërr e disave që u kthye në shpresë për shumë persona dhe në momentin që flasim, BE-ja është një nevojë për të gjithë ne.", ishin fjalët e Obamës që u pritën me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.Më tej, Presidenti amerikan komunikoi se kishte aprovuar dërgimin e 250 trupave ushtarake në Siri, të cilët do të shërbejnë si trajnues për forcat vendase.Ai tha gjithashtu se Shteti Islamik është një armik i të gjithëve dhe se terroristët e ISIS do të marrin të njëjtën përgjigje me ekstremistët e mëparshëm. Pas këtij vendimi të Obamës, numri total i ushtarëve amerikanë të vendosur në Siri do tëarrijë në 300. Lideri i Uashintonit theksoi se ushtarët nuk do t'i paraprijnë asnjë misioni ushtarak në beteja të drejtpërdrejta me ISIS./Oranews.tv/