Rama uron kryesinë e re dhe i përgjigjet "shakaxhinjve të përparimit"

Kryetari i PS-së Edi Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së duke mirëpritur anëtarët e kryesisë së re dhe duke i uruar "të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së madhe në këtë fazë reformash me rëndësi historike"Në fjalën e tij Rama përmendi Namik Doklen por jo Arta Daden, të dy socialistë të vjetër që u tërhoqën duke mos pranuar të ishin në pjesë e kryesisë së PS-së.Edi Rama: "Çmoj vendimin Dokles. Falenderoj Asamblenë për mbështetjen që i dha listës së kryesisë. Falenderoj me mirënjohjke për gjithçka ka dhënë si anëtar i kryesisë për 25 vjet me radhë dhe me gjestin e tij kuptim plotë të tërheqjes nga lista e propozuar për ti hapur rrugën të rinjve. Falenderoj dhe për mbështetjen e cmuar që kam gjetur tek Namiku sidomos në momentet e vështira në detyrën time si kryetar i PS-së "Ndërkohë kërkoi nga kryesia e re e PS-së të mos humbasin asnjë minutë me vijimin e procesit të anëtarësimeve të reja"Sa i takon reformës në drejtësi kryetari socialist tha se bojkoti i PD-së është mbështetje e thirrjes së Berishës për armatosje. Rama iu përgjigj dhe akuzave të PD-sëEdi Rama: "Shakaxhinjtë e përparimit thonë se në Shqipëri është rritur borxhi por e kundërta është e vërtetë. Borxhi publik është tërësisht nën kontroll. Pa reformën borxhi në 2020 do të prekte tavanin e 90 % Shakaxhinjtë e përparimit vijnë vërdallë duke thënë se investimet e huaja kanë rënë dhe po ikin nga Shqipëria. Në fakt e vërteta është se në 2015 Shqipëria ka pasur investimet më të madha historike në raport me vetveten. Asnjë investitor nuk ka ikur nga Shqipëria./Oranews.tv/