Nxënësit pastrojnë bregdetin e Darzezës, do vijojnë me Semanin

Nxënës të tre gjimnazeve të Fierit, të organizuar nga DAR Fier dhe bashkia kanë pastruar bregdetin e Darzezës.Dhjetëra thasë me mbeturina nga rëra janë hequr, duke i hapur rrugë sezonit, i cili ende nuk është celur zyrtarisht.Në prag të sezonit të ri turistik, gjimnazistët e Fierit arritën të pastronin rreth dy km vijë bregdetare, ndërkohë që ditët në vijim do vazhdojnë me pastrimin e plazhit të Semanit.