Marrëveshja për mikpritjen e refugjatëve, Merkel viziton sot Turqinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë të BE do të mbërrijnë në Turqi, për të zhvilluar një vizitë në kufirin turko-sirian, në muajin e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes Turqi-BE për mikëpritjen e refugjatëve.Kjo vizitë vjen pas rritjes së shqetësimeve mbi ligjshmërinë e paktit mes Europës dhe Turqisë, që saktëson se emigrantët duhet të kthehen në Turqi nga Greqia.Grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se Turqia nuk është vend i sigurtë për të kthyer atje refugjatët. Nga ana tjetër, zyrtarët turq kanë paralajmëruar se marrëveshja mund të dështojë nëse kërkesat e saj për udhëtimin pa viza në vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët e saj nuk plotësohen.Sipas marrëveshjes, Turqia duhet të plotësojë brenda 4 majit 72 kushtet e BE për të fituar lirinë e vizave por diplomatët perëndimorë, thonë se vetëm gjysma e kushteve janë plotësuar deri më tani.Gjatë vizitës së saj, Merkel pritet të vizitojë një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë, ku edhe do të zhvillojë takimin me kryeministrin Ahmet Davutoglu. Bashkë me Merkel, në Turqi do të udhëtojë edhe Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk dhe zv.Presidenti i Komisionit Europian Frans Timmermans.Zonja Merkel është përballur me kundërshtimin e hapur të vendit të saj për politikat me dyer të hapura për emigrantët por e ka mbrojtur vazhdimisht marrëveshjen e arritur një muaj më parë me Turqinë, pavarësisht kundërshtisë të partnerëve europianë.Vizita vjen edhe në një kohë kur kancelarja është përballur me presionin në rritje se ajo ka kërkuar ndëshkim për komedianin gjerman që ofendoi dhe talli presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
/Oranews.tv/