Ja Kryesia e re e PS, Gramoz Ruçi rikonfirmohet si Sekretar i Përgjithshëm

Ben Blushi lajmëron nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ku u përjashtua nga kandimi në Kryesi dhe Sekretariat, një parti të re, duke e lënë këtë më shumë si dëshirë të shqiptarëve sesa të atij vetë. Ndërsa Arta Dade dhe Namik Dokle zgjodhën vetëpërjashtimin nga lista e Kryetarit të partisë për anëtarë Kryesie. Dade e justifikoi me parimet, kurse Dokle me moshën, e megjithatë për të dy partia adresoi mirënjohje. Asnjë dyshim për postin e Sekretarit të Përgjithshëm që do ta mbajë Gramoz Ruçi, ndërsa Koço Kokëdhimës i besohet Sekretariati i Emigracionit.Zgjidhet Kryesia e re e PS-së          271 anëtarët e Asamblesë Kombëtare votuan Kryesinë e re të partisë, pjesë e së cilës do jenë Eglantina Gjermeni, zonja më e votuar e ndjekur nga Mimi Kodheli,Vasilika Hysi,Lindita Nikolla, Evis Kushi,Olta Xhaçka dhe Valentina Leskaj.Kandiaturat e Ministres Ermonela Felaj, Ogerta Manastirliu, Anila Shehu nuk u mbështetën me votë.Nga kandidatët burra, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko ishin më të votuarit  me 241 vota secili.  Në Kryesi u rikonfimuan Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe, Taulant Balla, Niko Peleshi, Armando Subashi dhe Vangjush Dako.Arben Ahmetaj, hyri për herë të parë në Kryesi, ndërsa Besnik Bare, Eduard Shalsi, që kanë qenë pjesë e Kryesisë dhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini nuk u mbështetën me votë nga Asambleja.13 anëtarët e rinj burra në Kryesi, më të votuarit Klosi dhe Majko1. Blendi Klosi deri tani ka qenë sekretar organizativ 241 vota2. Pandeli Majko anëtar aktual i kryesisë 241 vota3. Erion Veliaj 236 vota4. Saimir Tahiri 234 vota5. Ditmir Bushati 219 vota6. Arben Ahmetaj 216 vota7. Fatmir Xhafaj anëtar aktual i kryesisë 214 vota8. Niko Peleshi 214 vota9. Damian Gjiknuri anëtar aktual i kryesisë 210 vota10. Erion Braçe anëtar aktual i kryesisë 208 vota11. Taulant Balla anëtar aktual i kryesisë 208 vota12. Vangjush Dako 181 vota13. Armando Subashi anëtar aktual i kryesisë 177 vota7 gratë fituese në Kryesi, më e votuara Gjermeni1. Eglantina Gjermeni 226 vota2. Mimi Kodheli 219 vota3.Vasilika Hysi 197 vota4. Lindita Nikolla 177 vota5. Evis Kushi 167 vota6. Olta Xhaçka 166 vota7. Valentina Leskaj 163 votaDrejtuesit e sekretariateve, Ruçi rikonfirmohet si Sekretar i Përgjithshëm1. Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi rikonfirmohet me 266 vota pro, 2 kundër, 3 të pavlefshme2. Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino (Strukture e re brenda PS) 260 vota3. Sekretari për Organizmin Dixhital Alfred Peza 247 vota4. Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve të Koalicionit Musa Ulqini 249 vota (Deri më tani e kishte mbajtur Ndre Legisi, i cili nuk është më as anëtar i Asamblesë)5. Sekretarja e Rinisë Elisa Spiropali 243 vota (Ky post u mbajt nga Erion Veliaj)6. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima 217 vota7. Sekretare për Koordinimin Elektoral Blerina Gjylameti 2468. Koordinatori Kombëtar për Programin Ilir Beqaj (E ka mbajtur dhe me pare) 240 votaIken Dade e DokleAsambleja e re e PS-së i është nënshtruar zgjedhjeve për strukturat drejtuese përmes një proçesi që u shoqërua nga përjashtime dhe vetëpërjashtime.Dy nga figurat historike të PS-së, Arta Dade dhe Namik Dokle janë tërheur nga lista e kandidimit që u propozua nga kryetari i PS-së, Edi Rama për anëtarë të Kryesisë.Dade edhe pse ishte zgjedhur nga kryetari Rama të ishte në krye të listës së kandidatëve, prefereoi të mbetej jashtë kësaj gare, duke deklaruar se PS po vepron kundër parimeve të saj.Një tjetër burim i tha Ora News, se Dade ka preferuar të mos pranojnë kandidimin e Ramës për të shmangur kritikat se hoqi dorë nga beteja për demokraci të brendshme në këmbim të këtij pozicioni.Të njëjtën rrugë ndoqi edhe deputeti Namik Dokle, i cili e lidhi tërheqjen nga kandidimi me moshën, por në fakt prej një kohe të gjatë është lënë të kuptohej se ai nuk do të jetë më deputet pas kësaj legjislature.Balla: “Z.Dokle dhe znj.Dade i hapën rrugën e të rinjve, duke dhënë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të kryesisë. Në PS ka gjithmonë një shkëmbim brezash. Një kolege shumë e nderuar, prej ditës së themelimit të PS, si kolegia Dade, ishte një prej kolegeve të propozuara për të qenë anëtare e kryesisë. Gjej rastin ta falenderoj për mesazhin që i dha Asamblesë së PS”.Kush mbeti jashteKryetari i PS-së, i cili ka autoritetin për të propozuar kandidatët për 20 anëtarët e Kryesisë, ka lënë jashtë një numër jo të pakët të Kryesisë aktuale, si Arben Isaraj, Bashkim Fino, Gentian Bejko, Ilir Beqaj, Luljeta Arapi, Ndre Legisi, Shkëlqim Cani.Jashtë Kryesisë por edhe çdo propozimi për një detyrë tjetër mbetën Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, të cilëve iu refuzua edhe kërkesa për të hapur kutitë e votimit të referendumit të 9 prillit.Deputeti Blushi bojkotoi të gjithë proçesin, ndërsa shpërtheu në një valë akuzash ndaj lidershipit socialist, që sipas tij ka bërë pjesë të Asamblesë Kombëtare kriminelë dhe kanabistë.Ben Blushi: E dini si janë futur njerëzit këtu në kryesi? E para duke mbushur kutitë. E dyta duke bërë tender,  i cili ka nisur  prej 6 muajsh: Kush shan më shumë oponentët brenda PS. I vetmi propozim ekonomik që ka bërë rilindja është legalizimi i kanabisit. Unë dikur kam thënë që këta rilindas ndahen në dy palë, krenaristë dhe kanabsitë. Krenaristët janë krenarë për gjithçka, edhe kur dështojnë janë krenarë, Kanabistë janë këta që besoj se Shqipëria mund të lulëzojë duke na çuar të gjithëve nëpër ara të kultivojmë kanabis.  Nuk mund të jem dhe s’kam për të qenë pjesë e kësaj. Socialistët e vërtetë nuk mund të jenë dakord me cfarë po ndodh në PS me këtë manipulim votash dhe heqjen e të drejtës së garës, dhe mediokritet monumental.Pyetje: A jeni menduar për të krijuar një parti politike të re?Ben Blushi: Kam përshtypjen se Shqipëria po e mendon më shumë se unë. Kam përshtypjen se Shqipëria po e mendon të gjejë një rrugë shpëtimi nga Rilindja dhe PD .  Rilindja dhe PD janë fatkeqësi kombëtarë, njëra kërkon armatosjen e Shqipërisë, tjetra po e zhyt në borxh publik, po shkatërron ekonominë dhe e vetmja  mënyrë për të gjallëruar ekonominë po mendon kanabisin. Kjo është rilindja. Rilindje kanabiste. Shqipëria ka nevojë për ofertë të re. Nuk e di kush do ia japë. Sigurisht do ta gjejë, siç i ka humbur rruga në histori shumë raste, ka për ta gjetur prapë.Kritikat e Blushit, deputeti Taulant Balla i njehsoi me akuzat që vinë nga ish-kryeministri Sali Berisha.Surprizat e kesaj AsamblejeNdërkohë pa surpriza, detyra e Sekretarit të Përgjithshëm iu besua kreut aktual të Asamblesë Kombëtare dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.Edhe Sekretariatet janë rifreksuar nga kryeministri Edi Rama që ka vendosur të mos ketë më Sekretar për Sipërmarrjen dhe për  për Burimet Njerëzore.Por është shtuar Sekretariati për Organizimin Administrativ, që i është besuar Bashkim Finos, ai për Organizimin Dixhital që do drejtohet nga Alfred Peza dhe Sekretariati  për Koordinimin Elektoral që do drejtohet nga Blerina Gjylameti.Koço Kokëdhima, i lakuar  se do të ishte anëtar Kryesie në fakt do të drejtojë Sekretariatin e Reformës Strukturore dhe Emigracionit në vend të Ndre Legisit, Sekretar për Koalicionin do jetë Musa Ulqini, vendin e Erion Veliajt në Sekretariatin e Rinisë do e marrë Elisa Spiropali ndërsa Ilir Beqaj do vijojë të mbajë detyrën e Kordinatorit Kombëtar për Programin.Largohen nga KryesiaArben IsarajBashkim FinoGentian BejkoIlir BeqajLuljeta ArapiNdre LegisiShkëlqim Cani