Gjendet i vdekur në studion e tij muzikore këngëtari Prince
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2016, 19:12
Ka ndërruar jetë ikona e muzikës Pop, Prince.Dailymail online shkruan se 57-vjeçari ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trupi i tij u gjet sot në mëngjes në studion muzikore.Një ekip mjeko-ligjore dhe një profesor i mjekësisë janë në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi vdekjen e ikonës së Pop-it.Prince - emri i plotë Prince Rogers Nelson - u shtrua në spital gjashtë ditë më parë me simptoma të gripit.


