Fëmijët e rrugës, MMSR dhoma emergjence në Institucionet e Strehimit Social
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, prezantoi nga Shtëpia e Fëmijës "Zyber Hallulli" hapjen e dhomave të emergjencës në Institucionet e Strehimit Social për fëmijët e braktisur, por edhe ata në situatë rruge. Gjatë aktivitetit, ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar në numrin 116-111 çdo rast abuzimi.Blendi Klosi: Është që çdo qytetar i Shqipërisë, në këdo cep të Shqipërisë të shikojë një fëmijë i cili është i pambrojtur, një fëmijë që shfrytëzohet, një fëmijë që gjendet duke lypur në një moshë fare të vogël, të marrin në tel në numrin 116-111 dhe në 28 qendrat tona të përkujdesit social do të ketë një dhomë të vogël me 2-3 shtretër, por do të ketë një përkujdesje për 72 orë derisa fëmija të identifikohet kush është.Marrëveshja e bashkëpunimit me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë synon reduktimin e këtij fenomeni, ndërsa parashikohen edhe penalitete për prindërit abuzues.Ina Verzivolli, Drejtore e Rinisë në MMRS: Përmirësimet ligjore që ne kemi parashikuar do të bëjnë të mundur që kur fëmija të merret në mbrojtje të pezullohen përgjegjësitë prindërore dhe të ketë një kujdestari të përkohshme.Vetëm gjatë vitit 2015 janë identifikuar 738 fëmijë në situatë rruge dhe pjesa me e madhe e tyre i përket grupmoshës 7-14 vjec.