Volkswagen riblen makinat e trukuara
Gjiganti i prodhimit të automjeteve Volkswagen do të riblejë të gjitha makinat e prekura nga skandali i ememtimeve.Sipas informacioneve kompania ka arritur një marrëveshje me rregullatorët amerikanë për të tërhequr pas rreth 600 mijë makinat e prekura nga trukimi vitin e kaluar.Sipas agjencisë së lajme Associated Press, kompania gjermane e prodhimit të automjeteve mund të shpenzojë rreth 1 miliard dollarë për kompensimin e pronarëve të makinave të prekura.Në mars të këtij viti, gjyqtari amerikan Charles Breyer i dha afat deri më 21 prill, pra sot kompanisë që të paraqiste një propozim konkret për të hequr nga qarkullimi mjetet e trukuara.Ai tha se propozimi mund të përfshijë kthimin pas të makinave ose riblerjen e tyre nga kompania, ose një riparim të saj me kosto zero dhe më pas kthimin tek pronari.Në shtator të 2015, Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Ambientit zbuloi se makinat e Volkswagen që shiteshin në SHBA kishin një pajisje të modifikuar tek modelet Diesel, e cila e kuptonte kur testohej dhe ndryshonte performancën për të nxjerrë rezultatet më të mira.Disa modele nxirrnin 40 herë më shumë oksid azoti sesa norma e lejuar e ndotjes. Në mars, shefi i Volskwagen Matias Myler tha se ka gati një fond prej 6,7 miliardë euro për kompensime, i cili mund edhe të mos mjaftojë. /Ora News/