Thirrja e Berishës për armatim, jehonë edhe në mediat e huaja

Deklarata e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të armatosen pasi sipas tij shteti është i lidhur me organizata kriminale, është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare. Fillimisht ka qënë "The Associated Press" që i ka kushtuar deklaratës një artikull të shkurtër ngjarjes, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe portale mjaft të njohura sic janë Wshington Post, Daily Mail dhe ABC News.Në shkrimet e mediave ndërkombëtare thuhet gjithashtu se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi në mënyrë informale që Prokuroria të nisë procedimin penal për ish-Kryeministrin Berisha.Gjithashtu, portalet nënvizojnë se seancat plenare në vendin tonë karakterizohen nga akuza të ndërsjellta mes qeverisë dhe opozitës, ku palët akuzojnë njëra tjetrën për lidhje me krimin e organizuar./Oranews.tv/