Presidenti Obama takon mbretin e Arabisë Saudite për Iranin
Me dyer të mbyllura, për rreth dy orë, presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës Barack Obama është takuar me mbretin Salman të Arabisë Saudite.Ashtu siç ishte parashikuar, në qendër të takimit ka qenë çështja e Iranit, një ndër arsyet që ka trazuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha se dy liderët "kanë diskutuar sfidat që paraqesin aktivitetet provokuese të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme".Ata ranë dakord për rëndësinë e një qasje gjithëpërfshirëse për të ulur tensionet rajonale. Kjo është hera e katërt dhe me gjasë e fundit që Obama viziton Arabinë Saudite si president i Shteteve të Bashkuara, për të lënë pas si trashëgimi një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve. Megjithatë, hijet e mosmarrëveshjeve u shfaqen qartë mes aleatëve, pasi vizita e Obamës për herë të parë nuk u transpetua nga mediat vendase.Vendet e Gjirit, Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani, të cilat sundohen kryesisht nga monarkitë sunite muslimane, me përjashtim të Omanit e shohin Iranin si një kërcënim për sigurinë e tyre dhe të thonë se përfshirja e tij në Irak, Siri, Liban dhe Jemen ka nxitur konfliktin dhe ka thelluar ndarjet sektare.Shtëpia e Bardhë ka të njëjtin mendim si Arabia Saudite se Teherani luan një rol destabilizues, por thotë se shpreson të sjellë një "paqe të ftohtë", për të shmangur atë që mund të ndezë një rivalitet në Lindjen e Mesme./Ora News/