Veliaj paralajmëron aksion kundër ndotjes akustike dhe mjedisore

Në njësinë 9 në kryeqytet, Bashkia ka nisur punën për rikualifikimin urban. Ndërhyrja konsiston edhe në lirimin  e hapësirave publike dhe ndërtimin e këndit të lojërave. Nëpërmjet nismës "Tirana në Punë", Bashkia i bënë apel qytetarëve dhe subjekteve të jenë pjesë e aksioneve për lirimin dhe pastrimin e qytetit, ndërsa paralajmëron një aksion ndaj subjekteve që shkatojnë ndotje mjedisore dhe akustike.Nëpmërmjet nismës "Tirana në punë", bashkia e kryeqytetit po kryen ndërhtje në njësinë 9, me qëllim rikualifikimin urban, lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimin e këndit të lojrave. Punimet i inspektoi, Kryetari i bashkisë Erion Veliaj.Veliaj: Siç kemi premtuar, përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit, do të shpërndahemi në çdo lagjeVeliaj ftoi qytetarët dhe biznesin që ti bashkohen nismës, që ka në qëndër fëmijët.Veliaj: Për të gjithë ata që kanë diçka për të kontribuar, që mund të japin diçka, qoftë pemë, stola, lojëra për fëmijë, i ftoj t’i bashkohen përpjekjes së Bashkisë së Tiranës, si për të rregulluar sheshet dhe këndet e lojërave në çdo lagje, apo ndihmuar qoftë edhe me bazë materiale, në mënyrë që punëtorët e bashkisë të riparojnë fasadat e pallateveAksioni i rradhës që parajmëroi bashkia e Tiranës ai i kontrollit të subjekteve që shkaktojnë ndotje mjedisore dhe ndotje akustike. Sipas këtij institucionet ka një numër të lartë të denoncuesve për ndotjen akustike raportuar në zonën e ish-bllokut por dhe në perfieritë e Tiranës dhe ndotje mjedisore që trgëtojnë ushqim të shpejtë./Oranews.tv/