'Myslimanët hodhën valle pas sulmeve të Brukselit'
'Myslimanët kërcyen nga gëzimi pas sulmeve të Brukselit', ka qenë kjo deklarata e ministrit të Brendshëm belg, Jan Jambon, i cili mësohet të jetë shprehur kështu gjatë një interviste për një gazetë vendase.Ai është vënë në qendër të kritikave nga opinioni kombëtar por edhe nga parlamenti belg. Këta të fundit, kanë lëshuar akuza të ashpra në drejtim të tij, ndërkohë që një grup myslimanësh kanë paraqitur një ankesë në zyrat e qeverisë ku kërkojnë marrjen e masave për ministrin Janbon.Partitë opozitare kanë theksuar se ky është një ofendim mjaft i rëndë për komunitetin mysliman. Sipas tyre, asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka të drejtë që të bëjë deklarata të tilla përgjithësuese, pasi mund të fyejë njerëz të pafajshëm që nuk kanë të bëjnë fare me akte ekstremiste.Pavarësisht se ka kaluar një muaj që prej sulmeve që tronditën Brukselin, debati mbi këtë çështje është ende mjaft i ndezur.Më herët, ministrja e Transportit, Zhaklin Galant për shkak se neglizhoi një raport të Bashkimit Evropian, ku disa muaj përpara sulmeve të Brukselit nënvizohej se masat e sigurisë në Aeroportin Zaventem nuk ishin të nivelit të duhur, u detyrua të japë dorëheqjen.Ndërkohë, një tjetër lajm i publikuar në mediat vendase komunikon se një prej terroristëve që sulmuan kryeqytetin belg, kishte qenë punonjës i aeroportit për të paktën pesë vite. Megjithatë, emri i tij nuk është bërë ende publik./Ora News/