Arrestohet i riu, dyshohet se plagosi për gjakmarrje 49-vjeçarin në Theth

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri në Theth mëngjesin e sotëm. Në pranga është vënë 19-vjeçari Florian Kodra, si autori i dyshuar i plagosjes se 49 vjeçarit Nazmi Topuzi, për gjakmarrje."Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Theth Shkodër me datë 21.04.2016 rreth orës 06:45, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale N.T 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Theth pasi jetonte në shtëpinë e bashkejetueses së tij shtetases me iniciale D.D, 48 vjeçe ju informojme se: Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekesore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital. Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 (katër) gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit Florian Kodra , 19 vjeç banues në Thethë Shkodër . Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallshnikov. Shkaku i plagosjes per motive te dobeta", sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit" , Neni 78-22 , e 278 i Kodit Penal./Oranews.tv/