Fshehën 1 kg kokainë në vend të “sigurt”, por shqiptari dhe italiani zbulohen

Një shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë pasi u kapën me një kilogram kokainë.Arrestimi i tyre u bë në Reggio Emilia dhe sipas medieve italiane janë prangosur 29 vjeçari shqiptar me iniciale K.E dhe një 24 vjeçar italian me origjinë nga Kalabria.Ata u arrestuan teksa po udhëtonin me një makinë në veri të qytetit.Pasi policia kreu kontroll brenda makinës, u gjet droga e fshehur prapa aparaturës që tregon kilometrazhin. Lënda narkotike ishte mbështjellë me shirit ngjitës.Dy të arrestuarit u dërguan në burg, ndërsa automjeti tip Ford C-Max, tre telefona celularë dhe tre karta SIM janë konfiskuar.Hetimet po i koordinon zëvendësprokurori Stefania Pigozzi për të identifikuar kanalet e furnizimit të drogës.foto_21_apr_2016 foto_21_apr_2016_n_2 guardia/Ora News/