Analizat nga Italia: Perimet shqiptare janë të pastra, pa pesticide
Prodhimet shqiptare kanë nivel të papërfillshëm pesticidesh. Kjo ka qenë përgjigjia e analizave nga Instituti Italian për kampionet e perimeve që u bllokuan në Maqedoni.Kreu i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në një deklaratë për shtyp u bëri thirrje konsumatorëve shqiptare të shmangin panikun sepse prodhimet shqiptare rezultojnë të pastra.Taulant Kalo: Sot pranë nesh kanë mbërritur rezultatet nga ky institut. Mbërritja e këtyre rezultateve tregon numrin e ulët të këtyre pesticideve, kjo na bën të krenohemi për produktet tona. Ky është një mesazh i qartë edhe për konsumatorët tanë, të jenë të sigurt se produktet e prodhuar në vend janë të sigurta.Analizat janë kryer për mbi 360 lloj pesticidesh, në një nga institutet e referencës të akredituara në Itali./oranews.tv/