Thirrja e Berishës në Parlament, Kodi Penal parashikon burg deri në 10 vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2016, 17:52
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë sot në Parlament, duke u kërkuar qytetarëve që të armatosen. Kërkesa shkaktoi jo pak debate në Parlament, ku deputetë të majtë kërkuan që Berisha të ndiqet penalisht për thirrjen e bërë. Por, çfarë parashikon ligji për thirrje të tilla?Në Kodin Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit dhe dënimit maksimal është 10 vite burg.
Megjithatë, ka një Nen të Kushtetutës, i cili thekson se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes” (Neni 73/6).