Koni: Akademizmi është i pacënueshëm nga çdo tentative për t’i ndryshuar udhë atij
Rektori i ri i zgjedhur i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka falenderuar të gjithë stafin akademik dhe studentët qi i besuan atij drejtimin e institucionit të drejtimit të universiteteve.Nëpërmjet një postimi në FB, Konit shprehet se akademizmi është i pacënueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij."Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacënueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij! Nëpërmjet këtij procesi UT vertetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës", shprehet shkruan Koni.Postimi i Konit në FB:Gjendem sot përpara jush me përgjegjësinë më të madhe ndaj institucionit arsimor lider, Universitetit të Tiranës si dhe ndaj gjithë shoqërisë shqiptare. Gjendem sot para jush me bindjen, forcën e gatishmërinë për të vendosur në zbatim gjithçka kemi ndarë sëbashku përgjatë javëve të fushatës. Këtë përgjegjësi ma besuat ju!
