Petrit Bara nuk njeh rezultatin te Mjekësia, kërkon rinumërim të votave

Petrit Bara, kandidati për rektor në Universitetin e Mjekësisë nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, që shpalli fitues Arben Gjatën.Ora News sigurin kërkesën që Bara iu drejtua Komisionit për rinumërimin e votave.“Këtë e kërkoj për të shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë ose edhe në llogaritjen e formulës statistikore nga numërimi i votave të studentëve”Në Universitetin e Mjekësisë, gara u zhvillua mes tre emrave të njohur në këtë fushën e shkencave mjekësore; Arben Gjata, rektori i komanduar 1 vit më parë, Petrit Bara, dekan për 2 mandate në Fakultetin e Infermerisë dhe Mira Rakacolli dekane e Fakultetit të Mjekësisë.13084248_10207765943900271_2116323732_n 13023368_10207765943100251_1564479404_n