Zgjedhjet në Londër, kandidati laburist kryeson ndaj atij konservator

Sadiq Khan, kandidati i laburistëve për kreun e Bashkisë së Londrës kryeson sondazhet deri tani ndaj rivalit të tij konservator Zac Goldsmith. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet lokale të kryeqytetit britanik, teksa Khan dhe Goldsmith shpalosin programet e tyre në fushatë dhe debate televizivë. Shumë analistë e shohin fitoren e mundshme të Khan si një goditje direkte për kryeministrin konservator David Cameron, i cili po përpiqet të bindë popullin e tij të qëndrojë brenda Bashkimit Europian para referendumit të 23 qershorit.Kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet lokale të kryeqytetit britanik, ku londinezët do të votojnë kryetarin e ri të Bashkisë.Deri tani sondazhet tregojnë se Sadiq Khan, kandidati i laburistëve për kreun e Bashkisë kryeson mbi Zac Goldsmith, përfaqësues i konservatatorëve, kurse të tjerët mendohet se do të tërhiqen nga gara para votës finale.IG Group, platformë financiare online, deklaron se shumica e klientëve të saj mbështesin dhe kanë besimin se Khan do të jetë kryebashkiaku i Londrës.Sipas kësaj kompanie, konsideruar barometër i zgjedhjeve të kryeqytetit britanik, Khan ka 88 përqind mundësi për të  marrë kreun e Bashkisë, kurse Goldsmith vetëm 12 përqind.Hendeku mes dy kandidatëvë ka ndyshuar në dy muajt e fundit, pasi në shkurt diferenca ishte 68 me 32 përqind në favor të Khan.Në debatin e fundit publik mes dy kandidatëve, Sadiq Khan dhe Zac Goldsmith janë përplasur për çmimet e banesave dhe tregun e tyre që tashmë ndodhet në krizë.Khan deklaroi se programi i tij për çmimin e banesave në Londër është miliona kilometra larg premtimeve të konservatorëve. Khan tha se një shtëpi me vlerë 450 mijë paund është e papërballueshme për një qytetar britanik, por në opinionin e Goldsmith kjo vlerë përballohet nga një familje me të ardhura mesatare në Londër.Kryetari aktual i Bashkisë Londër është Boris Johnson, i cili njihet si kundërshtar i kryeministrit Cameron.Shumë analistë e shohin fitoren e mundshme të Khan si një goditje direkte për kryeministrin konservator David Cameron, i cili po përpiqet të bindë popullin e tij të qëndrojë brenda Bashkimit Europian. Megjithatë kjo çështje do të vendoset me referendum më 23 qershor.