Eksploziv makinës së avokatit në Sarandë
Makina e një avokati në qytetin e Sarëndës ka shpërthyer mëngjesin e së dielës rreth orës 02:00. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, në makinën e Spiro Vasos.Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë hedhur në ecje tek goma e parë e mjetit.Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Njoftimi i policiseRreth orës 02:40, është marrë njoftimi se ka ndodhur një shpërthim në rrugën "Gjergj Arianiti" të qytetit Sarandë.Menjëherë, Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se:Pranë një hoteli në rrugën "Gjergj Arianiti", një automjet tip "Mercedes-Foristradë" me targë: AA 894 BJ, në pronësi të shtetasit: S.V., dyshohet se i është vendosur një sasi e vogël me lëndë plasëse pasi automjeti ka pësuar dëmtime të lehta.Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, automjeti ka qenë i parkuar në këtë rrugë dhe për pasojë është dëmtuar pjesërisht (vetëm pjesa e përparme e tij).Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz.Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.[caption id="attachment_724856" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina e avokatit Spiro Vaso[/caption]