Sekuestrohen 3.1 kg kanabis në autobusin me targa greke të linjës Tiranë-Athinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2016, 19:05
Vazhdon trafiku i narkotikëve drejt vendit fqinj Greqisë përmes linjave të autobusëve.Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi prej 3.1 kg kanabis ne autobusin e linjës Tiranë-Athinë me targa greke NIT 6022.Mësohet se lënda narkotike e ndarë në 24 pako të vogla ishte e fshehur në një valixhe.Policia ka ndaluar 2 shoferët e linjës dhe po punon për identifikimin e autorëve të trafikut.Në kontroll janë prezent dhe doganierët.