Erdogan kritikon vendet myslimane për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka lobuar sërish për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kësaj rradhe në Samitin e 13 të Organizatës për Bashkëpunim mes Vendeve Islamike. Në deklaratën e tij, ai u shpreh se nga 56 shtete që bëjnë pjesë në këtë organizatë, ka ende vende që nuk e kanë njohur formalisht Prishtinën zyrtare. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Rexhep Taip Erdogan lobon për pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ndërhyrja e tij është parë shpesh herë edhe me skepticizëm, sidomos pas një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku tha se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar shtetet myslimane për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.Deklarata e tij erdhi gjatë samitit të 13-të të organizatës për bashkëpunim mes vendeve Islamike.Presidenti turk theksoi se nga 56 shtete islamike që bëjnë pjesë në këtë organizatë, ka ende vende që nuk e kanë kryer procesin e njohjes së Kosovës së shtet sovran.Ai bëri thirrje që një proces i tillë të ndodhë sa më shpejt."Në mesin e 56 shteteve myslimane që bëjnë pjesë në këtë organizatë, ka ende vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo duhet të na brengosë. Shumë prej tyre kanë thënë se për këtë apo për atë arsye nuk mund t'a bëjnë proçesin e njohjes. Megjithatë, unë nënvizoj se këto justifikime më duken të pakuptimta dhe se thjesht sa po e zvarrisin këtë proces" ishin fjalët e Erdogan.Kosova aktualisht njihet nga 112 vende të cilat përbëjnë afro 56% të shteteve që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Përkrahja më e madhe për Prishtinën zyrtare ka ardhur nga Europa Perëndimore si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Rexhep Taip Erdogan lobon për pavarësinë e Kosovës.Ai ka bërë thirrje për njohjen e Prishtinës Zyrtare edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Megjithatë, ndërhyrja e tij është parë shpesh herë edhe me skepticizëm, sidomos pas një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku tha se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.