Klodi Lesi akuzon vjehrrën nga paraburgimi: Më shkatërroi familjen derisa vrava gruan

"Më vjen keq për atë që kam bërë por nuk mbaj mend asgjë. I kërkoj falje prindërve të gruas sime, fëmijëve të mi jetimë nga nëna dhe babai, por edhe nga shoqëria”. Kështu e nis letrën e tij Klodi Lesi, e publikuar nga protothema.gr.Lesi, i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin e tij 4-vjeçar  ka treguar  përmes letrës nga ambjentet e paraburgimit arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.Teksa shfaqet i penduar, 33-vjeçari  bën fajtor për shkatërrimin e familjes së tij vjehrrën.Ai tregon se problemet në familje nisën që kur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.Çifti kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës që prej momentit kur Klodi dhe Lela u njohën dhe vendosën të jetojnë së bashku në vitin 2008.Pas lindjes së dy djemve, thotë ai, sjella e gruas së tij nisi të ndryshojë dhe ajo i kërkoi që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj.Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014, ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.Menjëherë pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.Natën e krimit kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.