Ekuador, termet i fuqishëm 7.8 ballë, 77 të vdekur

Tërmeti më i fuqishëm që ka tronditur Ekuadorin në dekadat e fundit, me magnitudë 7.8 ballë, ka shkatërruar bregdetin paqësor, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 77  personave e duke shkaktuar dëme të papërllogaritshme materiale, kryesisht në qytetin më të madh, Guayaquil që ka qënë edhe epiqendra e tërmetit.Presidenti i vendit, Rafael Correa ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare ndërsa i kërkoi popullit të tij andean, prej 16 milionë banorë, që të qëndrojën të qetë përballë kësaj fatkeqësie natyrore."Dashuria jonë e pafund dhe ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave" shkroi ai në Tëiter, teksa ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Itali për tu rikthyer në shtëpi.Autoritetet i kanë kërkuar banorëve të zonave bregdetare, që të evakuojnë banoesat për shkak të frikës për ndonjë tsunam ndërsa mijëra qytetarë të alarmuar kanë kaluar natën në rrugët e kryeqytetit Quito dhe në qytetet e tjera të vendit.Mediat lokale kanë publikuar pamjet e rrugëve e shtëpive të shkatërruara e linjat e energjisë elektrike që shkëputen njëra pas tjetrës.Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të pasojave vërtet serioze nga tërmeti, kryesisht në zonat bregdetare perëndimore, shumë pranë epiqendrës së tij.Zv.presidenti Jorge Glas tha se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Ekuadorin që prej vitit 1979.Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin dhe përqark tij. Urat janë shembur në disa qytete ndërsa në qendrat e mëdha tregtare muret janë krisur e një pjesë prej tyre janë rrënuar. Prej orësh, mungon energjia elektrike dhe linjat telefonike janë ndërprerë.Qendra e paralajmërimit të tsunamit në Paqësor tha se dallgët pas tërmetit arritën deri në 1 metër, duke rritur rrezikun kryesisht në zonat bregdetare./Oranews.tv/