Në Tiranë dhe Sarandë shpërthejnë dy makina me eksploziv

Dy shpërthime me eksploziv janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë dhe Sarandë. Në kryeqytet një sasi eksplozivi iu vendos një automjeti në komunën e Parisit. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 1:20. Pas verifikimeve është konstatuar se nga shpërthimi është dëmtuar në pjesën e përparme nëj automjet tip Ford Focus në pronësi të bashkëshortes së pronarit të mobileri Kamisos.Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes u konstatua se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme matriale. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.Ndërkaq rreth orës 2:40 në Sarandë është marrë njëoftimi sa ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Gjergj Arianiti” të qytetit jugor.Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstauan se pranë një hoteli një automjet tip Mercedes Foristradë në pronësi të shtetasit me iniciale S.V është vendosur një sasi e vogël me lëndë plasëse pasi automjeti ka pësuar dëmtime të lehta.Në kohën kur ndodhi ngjarja mjeti ishte i parkuar në rrugë dhe për pasojë është dëmtuar pjesërisht. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia ka nisur hetimet.[caption id="attachment_724856" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina te ciles iu vendos tritoli ne Tirane Ne foto: Makina te ciles iu vendos tritoli ne Sarande[/caption][caption id="attachment_724825" align="alignnone" width="640"]makina e shperthyer Ne foto: Makina te ciles iu vendos tritoli ne Tirane[/caption][caption id="attachment_724824" align="alignnone" width="640"]komun e paristi Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_724823" align="alignnone" width="640"]komuin Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=g9bRYY9qCQM